“Kujtohen për ne vetëm ne fushatat elektorale”, banoret ne ish-stacionin e zooteknisë: 26 vjet me premtime !

0
692

26 vjet nuk kane mjaftuar qe banoret qe ndërtuan shtëpitë ne territorin e ish-stacionit te Zooteknisë Shkoder, ta ndjejnë përkujdesjen e Bashkisë Shkoder.

Rrugët e brendshme, nga ajo “Selim Gjyrezi” e te tjerat, janë shqetësimi kryesor i familjeve te kësaj zone, pasi ato vetëm emrin kane te tille sepse ne te vërtetë janë kthyer ne gropa dhe balte. Ndërkohë mbajnë mend fushatat elektorale te bashkisë dhe deputeteve qe premtojnë, por me pas gjithçka harrohet deri ne zgjedhjet e radhës:

Pas shkatërrimit te ish –stacionit te Zooteknisë ne vitin 1991 – 1992, këtu u ndërtuan qindra shtëpi nga banoret e fshatrave te Mbishkodrës dhe zonave te tjera. Si kudo ne Shqipëri me ndërtimet informale, edhe këtu filloi legalizimi, një proçes qe akoma nuk ka përfunduar, ndërsa për ndërtimin e infrastrukturës asnjë projekt nuk është realizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here