Masa për 23 të arrestuarit, 1000 forca policie “blindojnë” Gjykata e Tiranës

0
739

Gjykata e Tiranës është ‘blinduar’ nga forca të shumta policie në pritje të masës së 23 të arrestuarve pas protestës së dhunshme në Kukës. Një kordon i policisë së Rendit dhe forcave Shqiponja shihet rreth e rretull Gjykatës për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të tensioneve, duke pasur parasysh edhe protestën e zhvendosur në Tiranë përgjatë këtyre dy ditëve përpara Drejtorisë së Policisë. Plan i masave drejtohet nga drejtori i rendit dhe sigurise Gjovalin Loka. Në vendngjarje ndodhen 1000 forca policie.

 

Si pasojë është bllokuar aksi rrugor pranë Gjykatës në bulevardin “Gjergj Fishta”. Kjo ka vështirësuar edhe rrugën për shkollë të nxënësve të “Pjetër Budit”.

Masa e sigurisë për 23 të ndaluarit që akuzohen nga Prokuroria e Kukësit  si përgjegjës për dhunën në protestën e organizuar të shtunën në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës për mjetet qe kalojnë në këtë aks rrugor pritet të jepet sot në Gjykatën e Tiranës rreth orës 09.00.

00fb130b-83b5-4e25-aa6a-e8bcb99700b39c0962bc-8f0a-4dcd-b074-b4e071d65863787b7125-0878-4171-a64d-2f5c1412f849

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here