Saturday, April 1, 2023
Home Politikë Meta takon Limajn: Çdo vendim për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit të...

Meta takon Limajn: Çdo vendim për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit të jetë i mirëstudiuar

0
493

Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, ku kanë shkëmbyer mendime për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

Në një njotim në Facebook, Presidenti Meta thotë se kanë ndarë të njëjtën bindje se Rruga e Kombit është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë.

“Mirëmbajtja dhe rritja e standarteve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, ka shkruar Meta në FB.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here