Tuesday, March 28, 2023
Home Kronika Një tjetër i arrestuar për skandalin me pronat në Lezhë

Një tjetër i arrestuar për skandalin me pronat në Lezhë

0
555

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Ranishtja 4”. I arrestuari është Zef Gjini, 59 vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë  me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Ndërkohë një ditë më parë, Gjykata e Apelit të Shkodrës la në arrest shtëpiak kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, por duke i hequr mbikqyrjen policore dhe lejuar komunikimin. E njëjta masë u vendos për nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi dhe ish-kryetarin e Këshillit të qarkut Gjokë Ndoka.

Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 14 janë arrestuar (vetëm 3 në masë arrest me burg) ndërsa 10 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here