Përplasja fizike në Gjykatë, Flamur Noka godet e kap prej fyti policin…

0
1612

 

Të reja nga përplasja e deputetëve të Partisë Demokratike dhe policisë në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

Në pamjet filmike duket deputeti i PD, Flamur Noka i cili pasi godet i vë dorën në fyt një efektivi policie që përpiqet të ndalojë hyrjen e tyre.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar të futen në sallën e gjyqit ku do jepet masa për të ndaluarit, duke thyer edhe derën.

Ata kanë hasur përballjen me policinë që ka tentuar t’i nxjerrë jashtë duke u konfrontuar edhe fizikisht.

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka thënë për gazetarët se është dhunuar nga policia, duke treguar dhe gjak në këmishën e fytyrën tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here