Përplasja me policinë në Gjykatë, akuza e fortë e deputetes së LSI: Situatë terrori, ishin të armatosur

0
582

 

Deputetët e opozitës, PD e LSI, u përplasën ditën e sotme me forcat e policisë në Gjykatën e Tiranës, duke thyer edhe derën për t’u futur në seancën gjyqësore ku pritet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit pas protestave të dhunshme në Kukës.

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, u shpreh se forcat e policisë të armatosura kanë rrethuar sallën.

“Duke respektuar ligjet e shtetit dhe me të drejtën për të parë një seancë gjyqësore, forcat e policisë të armatosur kishin rrethuar sallën. Na u vendos një mur i madh policie kur donim të hynim. Ata gjakosën edhe z.Spaho, ky është një rast i pa parë dhe i  paprecedentë. Ne akoma kemi ngelur prapa derës së gjykatës duke pritur vendimin. Pushteti i Ramës është i terrorizuar, dhe po ushtron presion edhe tek ligjvënësit. Policia të zbatojë rregullat ligjore që janë të barabarta për të gjithë. Të mos përshkallëzojë situatën. Këtu bëhet fjalë për bukën e gojës, nuk po protestohet për kuksianët. Është krijuar një situatë terrori,” tha Malaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here