Reagon ashpër Vasili: Rama e ka vendin në kosh të plehrave, kryeministër dhe policë minj…

0
513

 

Reagon ashpër kryetari i grupit parlamentar të Lëvisjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili,  në lidhje me situatën e tensionuar në Gjykatën e Tiranës, nga ku pritet të merret vendimi për të arrestuarit e Kukësit.

Vasili shprehet se kryeministri e ka vendin në kosh të plehrave. Funksionari i LSI shton se popullin nuk e ndal dot asgjë, e se kryeministri e policët duken minj përpara tij.

“Kryeministri,një kufomë politike në kalbëzim, e ka vendin në kosh të plehrave. Dhe popullin s’e ndal dot asgjë në këtë botë dhe kryeministër e policë duken minj përpara tij”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Reagimi i plotë:

Tani cdo qytetar e ka shume te qarte qe ka per kryeminister nje ordiner dhe te paburre qe fshihet pas brekeve te policise.

Qytetare konsiderojeni nje kufome politike qe vjen ere te qelbur frike,korrupsioni dhe droge.

Nje kufome politike qe ka ngritur doren e ndyre mbi qytetare, deputete e te rinj per te vrare friken e tij.

Nje kufome te shtrire ne mes te rruges se integrimit europian.

Kufomat dihet ku e kane vendin….ne gropen e plehrave te historise,atje ku populli i ka hedhur pa meshire te gjithe ata, qe si ky kane dashur ta bejne Shqiperine ciflig te tyre.

Dhe popullin s’e ndal dot asgje ne kete bote dhe kryeminister e police duken minj perpara tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here