Situata e tensionuar në gjykatë, partia socialiste: Po sulmohet situata si në 14 shtator

0
693

 

Ndërkohë që nga Partia Socialiste dhe qeveria nuk ka asnjë reagim për atë që po ndodh në gjykatën e Tiranës për të vendosur masën ndaj 23 protestuesve kuksianë, është zv.ministri i mbrojtjes Petro Koçi që reagon i pari.

“PD kërkon të sulmojë mbi gjykatën si në 14 shtator” shkruan në rrjetet sociale Petro Koçi, duke evokuar në fakt 14 shtatorin e vitit 1998 kur vendi kaloi në kaos pas protestës së dhunshme në ceremoninë e varrimit të ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari.

Sot pritet të vendoset masa ndaj 23 kuksianëve të akuzuar nga policia për prishjen e rendit public dhe dhunë ndaj forcave të policisë gjatë protestës së të shtunës ku në Kalimash, në rrugën e Kombit u shkatërruan të gjitha kabinat që bënin mbledhjen e lekëve të kësaj rruge,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here