Te enjten nis mosbindja civile, Çobaj: Shkodranet kane plot arsye te reagojne kunder qeverise

0
844

E enjta shënon nisjen zyrtarisht të aksionit opozitar për mosbindje civile. Veriu do të mblidhet në kryqëzimin e Milotit, aty ku porta hyrese për në veri ndahet edhe me rrugën e Kombit. Mbi udhëzimet e dhëna nga qendra, demokratët e Shkodres mblodhën kryesinë, ku të pranishëm ishin edhe deputetet e qarkut. Kryetari i degës lokale Ramiz Çobaj renditi një sërë arsyesh përse qytetarët dhe opozita do të protestojnë deri në mosbindje civile, përballë qeverisë Rama.

Çobaj u ndal edhe tek përmbytjet e Shkodres, ku ndonëse qytetarët e këtij rajoni përballeshin me një situatë emergjence, kryeministri nuk gjeti kohë ti vizitojë.

Partia demokratike dhe lëvizjes socialiste për Integrim sëbashku edhe me aleatët e tjerë opozitar kanë zgjedhur t’i përgjigjen me këtë formë qeverisë Rama, pas shkëndisë që dhanë banorët e Kukësit për taksën e rrugës së kombit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here