Friday, April 19, 2024
Home Kronika Vrau shkoun me thikë në Hot i Ri, Gjykata e lë në...

Vrau shkoun me thikë në Hot i Ri, Gjykata e lë në burg 27-vjeçari: Nuk doja, isha i dehur

0
436

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 27 vjeçarin Kristjan Shkambi i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Kolë Fermosi 28 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 2 prillit 2018 në Hot të Ri, ku Shkambi e goditur me thikë në zemër Fermosin, i cili ndërroi jetë më pas në spital.

Para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Andri Ymeri, Shkambi ka shprehur pendesë, duke deklaruar se nuk ka dashur të kryejë krimin e rëndë por gjithçka ka ardhur nën efektin e alkoolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here