Thursday, April 18, 2024
Home Kronika Arrestohet 43 vjeçarja e akuzuar për trafik droge në Itali

Arrestohet 43 vjeçarja e akuzuar për trafik droge në Itali

0
904

Një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Manjola Prifti, 43 vjeçe, banuese në Tiranë u arrestua në mënyrë provizore me qëllim ekstradimi.

Kjo shtetase  ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here