Besim Trezhnjeva, gjykatësi i radhës ne vetting

0
710

Besim Trezhnjeva do të jetë gjykatësi i radhës që do të kalojë në sitën e vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë seancën dëgjimore publike më 11 prill  në orën 10:00 me Trezhnjevën, i cili është gjykatës pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, njëkohësisht kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Para tij ish-gjyqtari Fatos Lulo nuk mundi ta kalonte vettingun, ndërsa Vitore Tusha doli e pastër duke vazhduar detyren e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here