Byroja mblidhet pasdite për kërkesën e LSI-së. Kërkuan përjashtimin e Ramës

0
569
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektvendimi per proceduren paraprake per perzgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Bankes se Shqiperise/r/n/r/nPrime Minister, Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Byroja e kuvendit pritet të mblidhet rreth orës 18 30, ku do të diskutohet kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga parlamenti.

Në shkresën e dërguar mbrëmjen e së mërkurës Rama akuzohet për fyerjen e shqiptarëve.

Në kërkesën e grupit parlamentar të LSI thuhet se “duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i cili në seancën plenare të 29 marsit me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues dghe poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Shqipërisë ju drejtohet me këtë kërkëse për marrjen e masës disiplinore për përjashtimin e tij nga zhvillimet e punimeve të Kuvendit.”

Sipas deputetëve të LSI, kjo nuk është hera e parë që përmes retorikës së vet si në rastin e mësipërm, kryeministri Edi Rama u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve me shprehje apo stilema të tilla fyese dhe denigruese, që dëshmon  se kemi të bëjmë jo vetëm me raste të përsëritura, por edhe me një konsistencë të shfaqjes arrogante e me mungesë të etikës dhe të normave më elementare të edukatës nga ana e tij, çka përbën shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit dhe të normave të etikës parlamentare dhe qytetare në komunikimin publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here