Thursday, March 30, 2023
Home Sport Hetohet për tjetërsim prone, Malota bashkohet me skuadrën e Vllaznisë

Hetohet për tjetërsim prone, Malota bashkohet me skuadrën e Vllaznisë

0
826

Pas një mungese disaditore për shkak të disa problemeve personale, Renato Malota i është bashkuar  ekipit të Vllaznisë. Qendërmbrojtësi lezhjan ka qënë i pranishëm në fushën stërvitore dhe nga tani e tutje do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve në stërvitje.

Një veprim që do të ndodhë pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë e cila ditën e sotme ka marrë vendimin për “hetim në gjendje të lirë” të tij.

Malota ka mbërritur në fushën e Golemit në momentet kur stërvitja kishte filluar dhe padyshim që të gjithë janë gëzuar kur e kanë parë.

Administratori Gjyrezi, trajneri Gjoka dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të ekipit, janë përshëndetur me të me shumë përzemërsi.

Vetë lojtari në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të klubit ka thënë:

Sot Gjykata vendosi për hetim në gjendje të lirë ndaj meje ngaqë nuk kishte fakte të mjaftueshme për mua. Një vendim që ka ardhur ngaqë u konstatua se unë personalisht nuk kam asnjë firmë të hedhur në asnjë dokument për të cilin jam akuzuar dhe po ashtu, edhe çertifikata e pronësisë nuk është tërhequr nga institucionet përkatëse. Po vërtetohet ajo që kam thënë prej fillimit se unë jam i pafajshëm në gjithë këtë histori. Sot erdha sa për të takuar drejtuesit dhe shokët e ekipit dhe nesër do të jem në stërvitje dhe në dispozicion të stafit teknik“.-thuhet në faqen zyrtare të skuadrës shkodrane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here