Mosbindja civile e opozitës, Xhafaj vlerëson qytetarët dhe policinë

0
499

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka falenderuar qytetarët që nuk shkaktuan incident gjatë protestës së zhvilluar nga opozita. Në një status në twitter, Xhafaj vlerëson edhe policinë për menaxhimin e situatës.

Reagimi i Xhafajt

Për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita. Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës.

Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë  vonesën dhe problemet që iu solli ky bllokim. Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesional të situatës së pazakontë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here