Moti neser,jo vetem reshje shiu…

0
1203

Ditën e nesërme priten reshje shiu në të gjithë vendin si edhe forcim i erës. Meteorologët parashikojnë që nesër era të forcohet dhe të fryjë mesatare, por deri e fortë në bregdet.

Sipas IGJEUM: Sot pasdite (e enjte, dt.05) priten reshje të dobëta, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Nesër (e premte, dt.06) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, kryesisht në orët e mesditës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore në lindje, në hapësira mjaft të kufizuara ndonjë reshje mund të jetë intensive.

1 / 2

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 8 / 19 °C

Në vendet e ulëta: 9 / 17 °C

Në vendet malore: 4 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.05) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare. Nesër (e premte, dt.06) ajo pritet të forcohet dhe do të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e enjte, dt.05) pritet rrezik “I ULËT” në qarkun e Fierit. Pjesa tjetër e territorit nuk ka rrezik. Nesër (e premte, dt.06), nuk pritet rrezik për zjarre në pyje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here