Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Noka: Policia të mos provokojë protestuesit, të rrijë në distancë, protesta është...

Noka: Policia të mos provokojë protestuesit, të rrijë në distancë, protesta është paqësore

0
539

Pas tensioneve të krijuara në nisje të bllokimit të rrugës në Milot, deputeti demokrat Flamur Noka apeloi policinë të mos provokojë pasi sipas tij organizatorët i  protestës i kanë njohur më parë me të gjithë planin që do të ndiqet.

Flamur Noka: Në fakt unë kam komunikuar me oficerët e policisë dhe u kam bërë të ditur gjithë planin dhe nuk është e nevojshme që të vinë dhe provokojnë qytetarët. Jam marrë vesh me ta, kam biseduar me ta, unë së bashku me përfaqësinë. Çdo futje në turmë e policëve është provokim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar, qeveria ka shkelur me dy këmbët ligjin. Në momentin që qeveria u hyp në shpinë qytetarëve, u lind e drejta të reagojnë dhe të mos i binden. Nuk është qeveri e qytetarëve por banditëve.

Bardh Spahia: Qeveria të merret me banditët. Protesta është paqësore, policia nuk duhet të provokojë. Të rrijë në distancë, të mbikqyrë nëse do.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here