Kreu i Parlamentit ka refuzuar kërkesën e opozitës për shtyrjen pasdite të seancën plenare.
Punimet e Kuvendit do të mbahen në të njëjtën orë si çdo të enjte.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.3.2018 (neni 44, Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Raportimi në Kuvend i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale për veprimtarinë e vitit 2017
4. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
5. Projektligji “Për diasporën” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
7.Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 5 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg VB Mesdhe (MED), 2014-2020”
9. Projektvendimi “Për një ndryshim në strukturën e Autoritetit të Konkurencës”
10. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”
11. Për votim: Projektvendim “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve”
12. Njoftim/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën në vijim (neni 26, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
13. Njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim (neni 27, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës