Protesta e opozitës pasqyrohet në mediat ndërkombëtare

0
621

Thirrja e opozitës për mosbindje civile është pasqyruar edhe nga mediat ndërkombëtare.

Në një artikull dedikuar zhvillimeve të sotme, agjencia “Reuters” shkruan se protestuesit shqiptarë bllokuan rrugën duke kërkuar që t’i jepet fund tarifës për Rrugën e Kombit.

Gjatë lajmit bëhen të qarta kërkesat e opozitës për të hequr pagesën si dhe për lirimin e qytetarëve të ndaluar. Ndërkaq, shkruhet gjithashtu se në qasjen e qeverisë, pagesa ka për synim të sjellë modernizim të rrjetit.

Përveç Reuters, edhe Associated Press ka shkruar për protestën, ndërsa vihet në pah thirrja e opozitës për mosbindje civile. Materiali është ripostuar më pas edhe nga rrjete të tjera si ABC News dhe The Washington Post, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here