Rama tërhiqet për taksën në rrugën e Kombit, Kryemadhi i pëergjigjet: Teatër..

0
762

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur nga Bradasheshi kryeministrit Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit tha se Qeveria po punon në lidhje me taksën për Rrugën e Kukësit, duke treguar kështu një tërheqje nga tarifat e publikuara më herët. Nga Bradasheshi ku opozita po vijon protestën, Kryemadhi tha se ky është një teatër i kryeministrit.

Ajo tha se nëse Rama po tregon një tërheqje nga situata që shkaktuan tarifat e larta, atëherë le t’i lirojë qytetarët kuksianë të arrestuar prej 5 ditësh.

“Ky është teatër i Ramës. E kemi parë të qajë kështu disa herë. Sa herë që është në hall thotë gjëra të tillë. Përderisa ai u tërheqka nga taksa në Rrugën e Kombit, pse nuk liron qytetarët kuksianë? Ai është një person i tillë që kur është në hall të bëhet urë, por kur rikthehet aty ku do rifillon me arrogancën. I kërkojmë Prokurorisë që të hetojë kontratën me koncesionarin. Rama është aq shumë i zhytur në zullumet e tij sa nuk ka prokuror që e shpëton. Protestat janë të qytetarëve, ne jemi këtu për t’i mbështetur dhe për të qenë pranë tyre. Nuk do ndalemi derisa Rama të tërhiqet, dhe të plotësohen kërkesat tona”, tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here