Të tjera detaje dalin në dritë nga shpërthimi me eksploziv që ndodhi gjatë natës në Lazarat. Raportohet se shënjestra e sulmit, ishte banesa e Adem Selimit. Ky i fundit është babai i Klodian Selimit, një nga personat e dënuar me 13 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë ndonjë hakmarrje lidhur me këtë ngjarje, apo bëhet fjalë për një tjetër konflikt. Kujtojmë se Klodian Selimi është një personat e grupit të zjarrit, që bashkëpunoi me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga shpërthimi i djeshëm, u shkaktuan vetëm dëme materiale, pasi një kallëp tritoli u vendos në derën e oborrit.