Ristani: Lufta do të vijojë të përshkallëzohet, mund të shkohet deri…

0
722

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka theksuar se protestat nga opozita do të vijojnë, por nuk ka dhënë detaje mbi grafikun dhe mënyrën e zhvillimit të tyre.

Ai tha gjithashtu se pasditen e sotme do të ri mblidhet opozita e bashkuar për të vendosur hapat që do të ndiqen në vijimësi.

“E rëndësishme është që ramë dakord që ka vend për protestë. Ata njerëz ishin brenda ligjimtimitetit. Roli i opozitës është të përkrahë protesta të tilla qytetare, ne ndjejmë se ka vend për protestë. Se si do t’i përshkallëzojmë protestat kjo do të jetë në ditët në vijim. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije mosbindjen civile, por kjo të lë rrugë për të shkuar edhe drejt djegies së mandateve”, tha Ristani në studion e Neës 24.

Sipas tij, opozita do ti  përgjigjet momenteve të caktuara dhe lufta do të vijojë të përshkallëzohet.

“Jemi duke ndjekur situatën koherente. Do të vendoset sot për hapat e mëtejshëm. Do të këtë protesta të vazhdueshme por unë nuk mund t’ju them  grafikun. Ne jemi të prirur për të marrë masat e duhura,” tha Ristani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here