Sherr brenda mazhorancës, Majko përplas karrigen dhe ikën nga Kuvendi

0
1308

 

TIRANE- Pavarësisht se mungonte opozita, duket se sërish seanca e Kuvendit është shoqëruar me tensione, por këtë herë brenda mazhorancës. Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka përplasur karrigen dhe është larguar pas rrëzimit të një amendamenti gjatë votimit të ligjit për diasporën.

Amendamenti për rregullimin e një neni i bërë publik fillimisht nga Adnor Shameti u mbështet nga Majko, por ka hasur në kundërshtimet e grupit parlamentar.

Fillimisht Mimi Kodheli dhe më pas Taulant Balla kanë kundërshtuar amendamentin me argumentin se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet.

Rrëzimi i amendamentit ka nxehur ministrin Majko, i cili ka përplasur karrigen dhe është larguar nga Kuvendi. Në votim 74 vota kanë qenë pro ligjit të ardhur nga qeveria dhe 1 votë kundër.

(d.d/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here