Veriu proteston tek kryqezimi i Milotit, Bllokohet qarkullimi dhe digjen goma ne shenje revolte

0
783

 

Ashtu siç ishte lajmëruar, ora 10.00 e së enjtes shënoj nisjen e protestës së qytetareve, si dhe e mbështetur nga opozita e bashkuar.

Veriu u mblodh në kryqëzimin e Milotit, aty ku ndahen aksi Lezhë – Tiranë me rrugën e Kombit. Protesta u zhvillua disa metra larg kryqëzimit, ndërsa policia bllokoj lëvizjen e mjeteve duke devijuar qarkullimin në rrugën dytësore drejt Laçit. Qytetarë, mbështetes të partisë demokratike dhe lëvizjes socialiste për Integrim si dhe deputete të këtyre qarqeve në nisje të protestes, u përplasen me policinë, e cila me megafon thërriste për tubim të paligjshëm.

Ndërhyrja e deputeteve largoj policinë disa metra më tutje, ndërsa protesta nuk pati incidente për tu shënuar. Qytetarët thërrisnin për largimin e qeverisë dhe heqjen e taksës për rrugën e Kombit.

Afër mbylljes, nuk mungoj djegia e gomave, si shenje revolte apo sinjal se protesta nuk do të jetë vetëm paqesore, por do të ketë ashtu siç është paralajmëruar edhe mosbindje civile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here