Vllaznia B-Burreli, dueli i mbijeteses, Bega optimist për fitore, Vllaznia B qëndron në kategorinë e parë

0
1023

 

Kategoria e parë të futbollit  vazhdon të luajë ndeshjet e fazës së trete, të cilat janë edhe përcaktuese, qoftë për skuadrat që luftojnë vendin e parë dhe kualifikimin në kategorinë Superiore, por edhe për ato që luftojnë për të mos rënë nga kategoria. Njëra prej tyre që rrezikon seriozisht për të rënë në të dytën është edhe Vllaznia B që çuditërisht nga një skuadër me pretendime për pesëshen e parë, tashmë e shijon veten në fund të tabeles së klasifikimit. Pas barazimit me vlerë që mori javen e kaluar në Pukë ndaj Tërbunit, këtë javë Vllaznia B pret në shtëpi Burrelin, një rival direkt në luften për mbijetese. Më prag të kësaj ndehsje, Suad Bega, njëri prej titullarëve të Vllaznisë B është optimist që skuadra e tij do ta kalojë me sukses këtë ndeshje.

Takimi Vllaznia B-Burreli ka qënë i planifikuar të luhet diten e shtunë, por duke qënë se po të shtunën luan edhe Vllaznia A me Lushnjen, me kërkesë të trajnerit të kuqebluve të B-së Ervis Kraja, ballafaqimi në fjalë, Vllaznia B-Burreli është shtyer për të dielen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here