107 vjet nga Kryengritja e Malesise se Madhe, flamuri Yne Kombetar nga Deçiçi rrugetoi per ne Vlore

0
6594

6 prilli i vitit 1911 eshte nje date madhore ne historine e kombit shqiptar, pasi shenon ngritjen e flamurit tone kombëtar pas rreth 500 vitesh nga koha e Skenderbeut. Ky flamur u valvit fitimtar ne majen e Bradiles se Deçiçit,  ngritur nga trimat e Prijesit te Kyrengritjes se Malesise se madhe kunder xhonturqeve, Dede Gjon Luli. Me kete akt, Malesia e Madhe dhe gjithe shqiptaret  i derguan mesazhin Portes se Larte dhe fuqive te Medha se ishin te vendosur me çdo kusht ne rrugen e pavaresise.

Shkendija e asaj kryengritje u ndez qe me daten 24 mars, me sulmin qe malesoret kryen ne posten ushtarake te xhonturqve ne Rapshe te Hotit, per tu përhapur ne te gjithe Malesine, pavarësisht se ajo do te kishte perballe 20 mije ushtare te Perendorise Turke. Ajo vinte vetem nje dite pas 23 marsit kur Isa Boletini, Mehmet Shpendi dhe  Ndue Gjoni, iu drejtuan me nje thirrje popullit te Shkodres duke theksuar se ka ardhur koha te çlirohemi nga pushtimi osman. Ne keto kushte, Dede Gjon Luli ndezi flaken e Kryengritjes ne Malet e Malesise se Madhe, e cila do te kulmonte me 6 prill duke ngritur flamurin  fitores ne Deçiç !

Kjo kryengritje pati jehone te jashtëzakonshme frymezimi ne mbare trojet shqiptare, nderkohe qe diplomacia Europiane po i shikonte me nje kendveshtrim tjeter shqiptaret. Jehona e saj mbërriti deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,  dhe me daten 7 maj ne Boston shqiptaret zhvilluan nje edhe meting ne mbështetje te kësaj kryengritje, ku Fan Noli mbajti nje fjalim pershendetes per malesoret. Ai i krahasoi udheheqesit e kësaj kryengritje me George Washingtonin !  Dhe Noli nuk kishte gabuar, pasi nuk do te kalonin as dy vjet kur zjarri i Kryengritjes se Malesise se Madhe per liri e pavarësi, do te flakronte ne Vlore me 28 nentor 1912 duke shpalle Pavaresine e Shqiperise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here