Basha: Ftoj shqiptarët të vazhdojmë së bashku kryengritjen qytetare

0
754

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar qytetarët shqiptarë të bashkohen në atë që ai e quan kryengritje qytetare. Kreu demokrat ka pritur familjarët e 11 kuksianëve të arrestuar.

Basha: Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur një hetuesi politike Rama-Marku. Jam krenar që jam sot pranë tyre.

Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nuk arrin të kuptojë hallet që ngriti njerëzit e thjeshtë. Futja në bunker është fundi i autokratëve të inkriminuar dhe të korruptuar. Ftoj shqiptarët të vazhdojnë së bashku kryengritjen qytetare. Të vazhdojmë të gjithë deri në fitore për t’i dhënë fund një shteti të privatizuar nga Edi Rama, i cili për hir të interesave të tij suli policinë ndaj njerëzve të thjeshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here