Kishte përzgjedhur jo rastësisht Shkodrën, si pikë qendre për veriun që sëbashku me drejtuesit vendorë dhe ligjvënësit, por edhe aktorë të tjerë të fliste mbi “Mundësitë e parandalimit të krimit dhe aktivitetit kriminal tek të rinjtë”. Ambasadori i Britanisë në Shqipëri foli me gjuhën e shifrave për fenomenin shqetësues që vjen nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Por tryeza e rrumbullakët për ta bërë më të afrueshëm këtë takim, nuk i shmangu shenjestrimet politike mes zv/kryeministres Senida Mesi dhe kryebashkiakes Voltana Ademi, që akuzat i pati të drejtëpërdrejta.
Zv/kryeministrja Mesi nuk u ndje rehat në këtë takim dhe për të mos vijuar më tej marrjen e kostove të qeverisë së saj, zgjodhi ta braktisë tryezën duke u arsyetuar se kishte një mbledhje në Tiranë.
Edhe deputetet Viktor Tushaj e Romeo Gurakuqi folën me shembuj konkret se si duhet punuar në zgjidhjen e këtij fenomeni.
Voltana Ademit zgjodhën ti përgjigjen dy kryebashkiakët e rrethit Pukë, Gjon Gjonaj dhe Fran Tuci.
Mesazhet në këtë takim ishin të qarta dhe ambasada e Britanisë deklaroj se një tryezë e tillë do të zhvillohet edhe në disa qytete të vendit, ndërsa kërkoj që palët të bashkëpunojnë për luftimin e krimit të organizuar, që për Anglinë i ardhur nga Shqiptarët është kthyer në shqetësim serioz.