Tuesday, March 28, 2023
Home Kronika Lezhë, adoleshentit i bllokohet 1 kg kanabis që do e shpërndante në...

Lezhë, adoleshentit i bllokohet 1 kg kanabis që do e shpërndante në shkolla

0
588

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona për shitje të lëndëve narkotike.Në pranga ka përfunduar E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë.

Policia thotë se “ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg  lëndë narkotike cannabis – sattiva, të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave”.

Gjithashtu është arrestuar Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë.

Me vendim Nr. 113 datë 04.04.2018 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/2 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here