Rama shpjegon tërheqjen nga taksa për kuksianët: Fjala ‘fare’ nuk ekziston, por…

0
685

Teksa shkoi një hap pas me vendimin e tij se qeveria ‘tërhiqej’ nga taksa për Rrugën e Kombit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se edhe banorët e Kukësit nuk do t’i shpëtojnë tarifës.

Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Rama tha se po studiohet fakti se sa do të paguajnë banorët e Kukësit që do të kalojnë në Rrugën e Kombit. Ai tha se termi ‘fare’ nuk ekziston. Po ashtu ai tha se ata që nuk kanë mjete nuk do të paguajnë, pasi mund të përdorin autobusin.

“Edhe pa gjashtë muajshin, transporti publik, të gjithë ata që lëvizin me furgon, mbulohen nga financimi që kompania i bën autoriteteve vendore. Të mos bëjmë shaka me rrugët dytësore. Nëse flasim për rrugë kombëtare, në asnjë vend të planetit nuk i shmangim rrugët kombëtare. Unë e di se çfarë detyrimi kam. Nëse do bëjmë debatin që nuk e bën opozita në Parlament, nuk jam i interesuar. Rruga e Kombit po bie. Është e kërcënuar nga një rrënim i pakthyeshëm, ka ngjarje të herëpasershme. Ka 37 pika, vatra të çdo rreziku, është pa studim gjeologjik. Pyetja është e thjeshtë. Jam njeri më pa i interesuar që të vë taksa. Por pse duhet ta bëjmë këtë gjë? Ose të mbyll sytë, që mos të futem në telashe dhe mbas ca vitesh lë këtë punë që ‘vrafshin veten’ siç e bënë të tjerët. “Është e lehtë të bëjmë telenovela emocionale me babain, gruan, komshiun dhe traun. Ska asnjë rrugë tjetër përveçse të marrim përsipër që të japim kontributin tonë. Kam kërkuar ndjesë çdo ditë me sinqeritet, por e di shumë mirë se për çfarë kemi përgjegjësi dhe për çfarë kemi përpjekje. Zgjedhja është kjo; do ta shpëtojmë apo do ta lëmë të rrënohet. Kurrë nuk ka qenë as plani, as qëllimi ynë që banorët e zonës të kenë përgjithmonë tarifën 5 euro. Ka pasur një kohë prej 6 muajsh për të bërë një matje për përdoruesit e shpeshtë. Ai do ketë falas lëvizjen e makinës, por çfarë ndodh nëse ai jep me qira makinën? Për këtë zgjidhje po punojmë. Zgjidhja është një tarifë, një sistem pagesë ndryshe nga të tjerat. Zgjidhja e papërcaktuar se si do të funksionojë. Fjala ‘fare’ nuk ekziston. Se sa do të paguajnë është diçka që do dalë nga llogaritë. Do të paguajnë ata që kanë autovetura. Kush është i varfër të marrë autobusin dhe sdo paguaj.”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here