Sezoni turistik, Ministri Klosi: Nga data 1 qershor nuk do të ketë asnjë tolerim për bizneset…

0
836

 

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet edicioni i 2-të i “Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018” me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik.

I pranishëm ministri Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, foli për pritshmëritë e vendimmarrjet në prag të sezonit turistik. Përveç të tjerave Klosi theksoi se turzimi shqiptar po del nga adoleshenca aventureske. Ministri paralajmëroi bizneset të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në shkelje të ligjit e u shpreh se nga data 1 qershor asnjë biznes, nuk ka asnjë tolerim përsa i përket derdhjes së ujërave të zeza në det e muzikës së lartë 24 orë nga lokalet e natës.

Më shumë nga fjala e ministrit:

Ka bare dhe restorante shumë të bukura, por që funksionojnë me muzikë 24 orë, ky fenomen duhet të ndalojë. Muzika duhet të jetë e kontrolluar e do të kemi një angazhim me forcat e rendit. Përsa i përket ujërave të zeza që hidhen në det, asnjë biznes nuk do të funksionojë, nëse nuk zbaton lejen mjedisore.Nga data 1 qershor asnjë bisnez, nuk ka asnjë tolerim. Nuk mund të funksionojë sistemi për hedhjen e mbeturinave kudo, që dëmtojnë sezonin turistik. Plazheve i duhet një infrastrukturë e re, përsa i përket jetëve të humbura në plazh. Do të kemi djem dhe vajza të pregatitura që do sigurojnë jetën e çdo pushuesi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here