Shqipëria prezantohet për herë të parë në koncertin gala “Eurovision Young Musicians”

0
860

Konkursi i Muzikantëve të Rinj në Eurovision u zhvillua për herë të parë në vitin 1982 me 6 vende pjesëmarrëse. Gjatë dekadave të fundit, ajo është bërë një nga garat më të rëndësishme të muzikës klasike në nivel ndërkombëtar.

 

Ky konkurs për muzikantët e rinj dhe të talentuar ka qenë një mjet i rëndësishëm dhe i efektshëm për të nxitur karrierën e muzikantëve premtues dhe të talentuar në Europë, duke i lejuar ata të interpretojnë në audiencën më të gjerë të mundshme. 37 vende të ndryshme të Europës janë përfaqësuar në konkurrim, gjatë 18 edicioneve të festivalit. Edicioni i 19-të i konkursit do të zhvillohet në Edinburg, më 18, 19 dhe 23 gusht 2018 nga ku do të debutojnë 18 shtete pjesëmarrëse.

Festivali Ndërkombëtar i Edinburgut është një festë e pashembullt e arteve interpretuese dhe një pikë takimi vjetor për popujt e të gjitha kombeve. I angazhuar për virtuozitet dhe origjinalitet, ky festival paraqet disa prej interpretuesve dhe ansambleve më të mira nga fusha e vallëzimit, operës, muzikës dhe teatrit.

Radio Televizioni Shqiptar përmes aktivitetit “Albanian Young Musicians”, sjell përzgjedhjen e 14-të muzikantëve shqiptar. Ky aktivitet do të zhvillohet në qershor, në amfiteatrin e liqenit artificial në Tiranë , nga ku 10-të prej konkurrentëve do të prekin finalen e konkursit.

albanian young

14-të konkurentët në “Albanian Young Musicians” janë:
Aleks Shameti, 14 vjeç – Piano, F. Chopin – Rondo a la Krakowiak op.14
Dejon Bendaj, 21 vjeç – Violinë, M. Ravel – Tzigane
Eni Maqellari, 16 vjeç – Violë, M. Bruch – Romanze, op. 85
Erald Shamku, 15 vjeç – Klarinetë, W. A. Mozart Koncert në La Maxhor, K622, Adagio
Filippo Jakova, 18 vjeç – Violinë, Pablo de Serasate – Zigeunerweisen op.20.
Grigor Ylli, 14 vjeç – Kitarë Klasike, Federico Moreno Torroba – Sonatina
Iva Zurbo, 16 vjeç – Piano, Camille Saint-Saens – Koncert për piano, nr.2 op.22 (Koha I).
Klaudio Zoto – Violincel, David Popper – Rhapsody, Op.68
Laura Llozi, 18 vjeç – Violinë, Saint-Saëns – Introduction et Rondo Capriccioso, op.28
Laura Sulaj, 17 vjeç – Piano, F. Chopin – Koncert nr.2 Fa minor, koha I.
Noel Shutina, 16 vjeç – Kitarë Klasike, Fracisko Tarrega – Recuerdo del Alhambra.
Rejsi Prosi, 17 vjeç – Piano, F. Chopin –Grande Polonaise Brillante op.22
Tedi Tola, 18 vjeç- Violinë, Sibelius – Koncert për Violinë në Re minor, koha I
Jonathan Verkuj, 16 vjeç- Piano, Ludwig van Beethoven – Koncert për piano nr.3, koha III.
Eurovision Young Musicians, tashmë një pasaportë edhe për artin shqiptar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here