Tentoi të trafikonte 425 kg kanabis, arrestohet 29 vjeçari

0
994

Një 29 vjeçar i kërkuar nga policia për trafik droge. Në pranga përfundoi Ardit Kita, 29 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë.

Ngjarja për të cilën akuzohet ky shtetas, është tentativa për trafikimin drejt Italisë të një sasia prej 425 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Ngjarja ka ndodhur më 29 janar të vitit 2017.

Ndaj të riut, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale ”Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën  penale ”Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here