Thirrja e Vasilit për Lu: Denonco me emra banditet që rrëmbyen kuksianët

0
567

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i kë bërë një thirrje ambasadorit amerikan Donald Lu që të denoncojë me emra banditët që arrestuan në mes të natës kuksianët.

Reagimi i Vasilit në Facebook

Z.Lu denoncoi me emra banditët që arrestuan në mes të natës dhe prokurorët që i mbrojnë.

Ambasadori Lu thotë në media “policia nuk ka të drejtë të kapë njerëzit, për arrestime masive, në mes të natës”.

Z.Lu, banditët, që i kanë kryer këto arrestime të egra dhe të turpshme natën, kanë emra dhe mbiemra dhe janë nëpër zyra.

Z.Lu, këta banditë kanë rikthyer turpërisht arrestimet e Sigurimit të Shtetit.

Z.Lu, Prokurorinë e zgjedhur me 69 vota nuk e shqetëson fare as denoncimi yt, ndaj kam thënë që Reforma ne Drejtësi ka vdekur.

Z.Lu, denoncoji me emra banditet qe rrëmbyen qytetaret e Kukësit në mes të natës dhe ata prokurore, që nuk fillojnë hetimin mbi ta.

Z.Lu këtë presin shqiptaret nga ti, në mundesh…..bejë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here