Zbardhet takimi në zyrën e Ramës, çfarë iu premtoi kryeministri biznesmenëve nga Kukësi

0
749

Pas ndjesës publike për kuksianët, një grup biznesmenësh nga ky qark i priti në zyrën e tij mbrëmjen e kaluar kryeministri Rama. Së bashku me dy ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj, Rama ka dëgjuar kërkesat e tyre, siç ishte kërkesa për të pasur një përfaqësi prej tyre në negociatat që po bëhen me kompaninë private që ka marrë në ndërtim rrugën.

Rama i ka qëndruar fjalës së bërë publike, që çmimi do të rishihet, por ka përjashtuar çdo mundësi që taksa të hiqet tërësisht.

Në bisedimet me koncesionarin thonë të njëjtat burime, është folur për një tarifë të diferencuar për banorët e Kukësit. Në këtë takim informal “numri një i qeverisë i ka kushtuar dhe një vëmendje projektit për aeroportin e ri të këtij qyteti, duke i njohur me disa detaje të projektit.

Në këmbim, Rama ka kërkuar nga biznesmenët që të shohin mundësitë e punësimit për banorët e zonës, të cilët janë të regjistruar si punëkërkues, dhe që janë të gatshëm të dalin nga skema e ndihmës ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here