Ministri i Kosovës: Taksa në Rrugën e Kombit është e lartë!

0
588

Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës brenda vendit dhe problemet me eksport në vendet e rajonit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani, në emisionin “Përballje”, ka thënë se ministria që ai udhëheq është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendorë.

Hasani, duke komentuar taksën e vendosur në Rrugën e Kombit, tha se mund të ndikojë tek bizneset dhe se kjo taksë prek edhe prodhuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Jemi kundër taksave të larta. Ne jemi dakord për një taksë, sepse ajo duhet të mirëmbajë rrugën, mirëpo jo taksë të lartë. Pra shteti shqiptar është dashur të kishte treguar kujdes. Ne duhet që edhe autostradës tonë t’i vendosim taksë, sepse duhet të mirëmbahet, por jo taksë të lartë”, ka thënë Hasani.

Më tej Hasani ka theksuar se Kosova është shumë e gatshme për të hapur tregun me Shqipërinë por nuk ka gatishmëri. “Ka deklarime por nuk veprime konkrete”, ka thënë Hasani.

Nga 15 prilli i këtij viti, çdo kosovar që shkon në Shqipëri me makinë duhet të paguajë 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro e ata të rëndë 22 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here