Nderron jete prof.dr Mahir Hoti

0
2455

Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare, një ndër emrat e spikatur të fushës së arsimit Shqiptar, profesor doktor Mahir Hoti, njëherësh president i forumit të liqenit të Shkodres. Ai mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes, pas një sëmundje të rëndë. Hoti lindi në 15 Janar 1948, në një familje të vjetrë Shkodrane. Në vitin 1970, ai kryen studimet në Universitetin e Tiranës, dega Histori-Gjeografi. Ndërsa në vitin 1999, fiton titullin “Profesor Doktor”. Gjatë 35 viteve në arsim ka kryer të gjitha detyrat: Në 1971-1972, mësues në shkollën e mesme të përgjithshme “28 Nëntori”; në vitet 1972-1975, pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi). Në 1978-1982, kryeinspektor i Arsimit në rreth, më pas pedagog në Universitetin e Shkodrës dhe që nga viti 2000, rektor i këtij institucioni. Së fundmi ai ishte pedagog dhe përgjegjes i departamentit të histori – gjeografisë në këtë universitet. Profesor doktor Mahir Hoti eshtë përzgjedhur në listën e 100 arsimtarëve më të mirë të botës në vitin 2006. Emri i tij do të renditej në sallat e Qendrës Ndërkombëtare të Biografive në Cambridge të Anglisë, përkrah shumë personaliteteve të tjera nga i gjithë globi, që kanë dhënë një kontribut të vyer në fushën e arsimit. Gjatë kohës së drejtimit të tij, universiteti i Shkodres është ngritur në një stad më të lartë procesi te mësimdhënies, ndërsa janë nënshkruar shumë marrëveshje bashkëpunimi me universitete të ndryshme të Ballkanit dhe të Evropës. Tv1 channel ishte ndër të vetmit televizione që në arkivën e tij arriti të regjistrojë një ndër intervistat dhe daljet e fundit të profesor Hotit, i cili gjithmonë ishte i gatshëm të fliste jo vetëm për fushën e arsimit dhe problematikat e tij, por edhe për mjedisin, liqenin e Shkodres etj. Stafi i këtij televizioni i shpreh ngushëllimet familjes Hoti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here