Tuesday, April 23, 2024
Home Kronika Tropojë, 25-vjeçari ekzekutohet me automatik teksa kulloste bagëtitë

Tropojë, 25-vjeçari ekzekutohet me automatik teksa kulloste bagëtitë

0
783

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Luzhë të Tropojës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (6 prill) dhe sipas policisë viktimë ka mbetur shtetasi R.A., 25 vjeç.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake  ka rezultuar  se shtetasi R.A i cili po kulloste  bagëtitë  në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi Safet Rizaj 23 vjeç, banues në Luzhë”, sqaron policia.

Autori u arrestua nga policia pak orë pas krimit, ndërsa gjatë kontrollit policia i gjeti armen e zjarrit tip automatik, e dyshuar që është përdorur për kryerjen e krimit.

23-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here