Vllaznia “poker” ndaj Lushnjës

0
957

Pas fitores me Skënderbeun, Vllaznia merr një tjetër tre pikësh shumë të rëndësishëm për objektivat e skuadrës.

Shkodranët kanë mposhtur bindshëm 4-0 Lushnjën e vendit të fundit. Fatet e takimit u vendosen që në 45 minutëshin e parë, ku kuqeblutë e mbyllën në avantazh të trefishtë.

Serinë e golave e hapi Sukaj që në minutën e 6-të ndërkohë që Ribaj i dërgoj shifrat në 2-0.

Kur dukej se 45 minutëshi i parë do të mbyllej në avantazhin e dyfishtë, ishte përsëri “xhevahiri” i kuqebluve këtë sezon, Sukaj që shënoj dhe golin e dytë personal dhe të tretin e takimit.

Llogaritë e takimit i mbylli i riu, Pusi që kompletoi “pokerin” e Vllaznisë ndaj Lushnjës që vazhdon të mos reagoj në kampionat. Me këtë fitore Vllaznia mbetet e 8-ta me 33 pikë, +3 nga Teuta që mori një barazim të rëndësishëm ndaj Luftëtarit në transfertë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here