Tatimet dhe QKB reduktojnë procedurat për çregjistrimin e bizneseve

0
475

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit njoftojnë se po intensifikojnë bashkëpunimin midis tyre. Aktualisht të dy institucionet kanë thjeshtuar ndjeshëm shkëmbimin e informacionit të ndërsjellë, duke e bërë atë kryesisht elektronik. Një gjë e tillë redukton procedurat, shkurton kohën e marrjes së të dhënave, si dhe ul kostot administrative.

Më konkretisht, DPT i dërgon në rrugë elektronike QKB-së të dhëna mbi:

– situatën aktuale tatimore të subjekteve që aplikojnë për çregjistrim

Në këtë mënyrë QKB, që në momentin e aplikimit, mund t’i bëjë me dije subjekteve situatën në lidhje me detyrimet dhe dorëzimin e deklarimeve. Por, kjo mënyrë kjo nuk do të përjashtojë mundësinë që QKB-ja të respektojë afatet e përcaktuara me ligj për çregjistrim.

– pasqyrat financiare dhe raportet e auditit/veprimtarisë.

QKB merr në mënyrë elektronike pasqyrat financiare të dorëzuara në Adminsitratën Tatimore.

– Kodet Nace (aktivitetin e subjektit të përditësuar)

DPT i dërgon elektronikisht QKB-së Kodet Nace, të azhurnuara në rast verifikimi dhe konstatimi nga Adminsitrates Tatimore, në mënyrë që të ketë përputhje të të dhënave midis dy institucioneve.

– subjektet që kanë detyrimin për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore

DPT i krijon mundësi QKB-së që të konsultohet online nëse një subjekt është i detyruar të dorëzojë pasqyrat financiare për një periudhë të caktuar.

Edhe Qendra Kombetare e Biznesit e informon Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në lidhje me një sërë të dhënash. Kryesisht ato për subjektet që çregjistrohen nga regjistri tregtar, ato që kanë aplikuar për aktivizim, tërheqje nga pezullimi, për fillimin e procedurave për likuidim, për bashkim me përthithje, për ndarjen e shoqërisë, për shndërrimin e shoqërisë, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here