Pranga grekut që transportonte kanabis shqiptar

0
566

Një shtetas grek është arrestuar nga në afërsi të kufirit me Shqipërinë. 54 vjeçarit iu gjet në automjetin që drejtonte një sasi kanabisi me peshë 10,2 kg

Ai u ndalua për kontroll në aksin rrugor Kapshticë – Kostur, në afërsi të Mesopotamisë.

Brenda makinës u gjet një çantë udhëtimi, ku ndodheshin 10 qese plastike me sasinë e kanabisit të papërpunuar.

Policia sekuestroi drogën, mjetin si dhe një telefon celular.

Departamenti anti drogë po vazhdon hetimet për të zbardhur deri në fund itinerarin e kanabisit me origjinë nga Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here