Ademi: Do qorri sy per te pare, proçedimi nga protesta, kryebashkiakja e pret me qetesi

0
523

E ka pritur me qetësi proçedimin penal që prokuroria ka nisur ndaj saj. Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi madje e quan të dështuar tentativën që opozitës t’i mbyllet goja, pasi siç thotë ajo ka kaluar koha e diktaturës, ndonëse bijtë e tyre janë ende në drejtim.

Madje Ademi nuk tërhiqet përballë presioneve, por shton se sa herë të thirret një protestë do të dalë, pasi arsyet për të reaguar janë të shumta.

Mes emrave që prokuroria ka proçeduar për protestën e opozitës e cila solli bllokimin e 4 akseve kryesore në vend, është edhe ai i Voltana Ademit, si dhe 2 deputeteve të qarkut Shkoder, Lorenc Lukës dhe Bardh Spahisë. Ata ishin me protestuesit tek kryqëzimi i Milotit, ku bllokuan rrugën Lezhë – Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here