Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Besim Trezhnjeva, gjykatësi që do të kalojë sot në sitën e vettingut

Besim Trezhnjeva, gjykatësi që do të kalojë sot në sitën e vettingut

0
611

Mbahet sot seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Besim Trezhnjeva.

Besim Trezhnjeva aktualisht është gjyqtar në gjykatën e Apelit Durrës dhe kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Gjyqtari Besim Trezhnjeva  mbrohet nga avokati Fatmir Brraka. Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Komisioni i Kualifikimit ka vendosur të kufizojë juridisikonin për momentin vetëm në vlerësimin e pasurisë së subjektit duke e konsideruar atë të mjaftueshme për procesin e rivlersimit. Kontrolli i figurës dhe vlerçsimi i aftësive profesionale nuk do të jetë pjesë e shqyrtimit të sotëm për arsye se referuzar nenit 4 pika 2 të ligjit 84, 2016 vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mund të merret në bazë të një ose disa kritereve

Para tij ish-gjyqtari Fatos Lulo nuk mundi ta kalonte vettingun, ndërsa Vitore Tusha doli e pastër duke vazhduar detyren e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here