Dy rruga te reja per rajonin 3, Ademi: Shqetesim demtimet publike, i jemi drejtuar prokurorise

0
532

 

Dy investime paralele, njëri që po shkon drejt finalizimit siç është rruga “Pjeter Spani” me vlerë 69 milion lekë, si dhe atë “Dhimitër Frangu” me vlerë 67 milion lekë që sapo ka nisur, për të deklaruar se infrastruktura megjithë nderhyrjet ka nevojë për më shumë. Voltana Ademi ju premtoj banorëve të rajonit 3, se me këtë model do të punohet kudo, pasi ndërhyrja e plotë nëntokësore dhe mbi sipërfaqe zgjidh përfundimisht problematikat e trashëguara ndër vite.

Por nëse në njërin krah punohet, në tjetrën anë dëmtimet e investimeve publike janë një tjetër shqetësim. Për rastet e ndodhura janë referuar materialet në prokurori, por kjo nuk është zgjidhja po nuk pati bashkëpunim të komunitetit shton Ademi.

Përtej këtyre investimeve, Shkodra ka nevojë për më shumë dhe një pjesë e projekteve të nisura në qytet janë ende larg përfundimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here