Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Furnizonin me kokainë qytetin dhe rrethinat, arrestohet familja shqiptare në Itali

Furnizonin me kokainë qytetin dhe rrethinat, arrestohet familja shqiptare në Itali

0
499

Të gjithë anëtarët e një familjeje shqiptare janë arrestuar nga stacioni policor në Velletri, i cili mbrëmjen e shkuar ‘theu’ një apartamente në Cori (Latina), i përdorur si një qendër kontrabande droge.

Në pranga kanë përfunduar dy burra, 41 dhe 19 vjeç dhe një grua 37 vjeçare, të cilët nga banesa e tyre, furnizonin me drogë përdoruesit në qytetin Giulianello si dhe në rrethina.

Pas disa ditësh hetime, policia ka ushtruar kontrolle në shtëpi, ku janë gjetur rreth 50 gram kokainë, e ndarë në doza, materiale për paketim, të ashtuquajtura substanca ‘prerje’, peshore elektronike, telefona celular dhe 350 euro para të gatshme.

Tre shqiptarët, çifti dhe nip i tyre janë dërguar në mjediset e paraburgimit të Romës dhe Latina, në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here