Migracioni i parregullt, brenda 3 muajve rreth 4500 shqiptarë të deportuar

0
518

 

Vijon deportimi i shtetasve shqiptarë që kanë tentuar të marrin azil drejt vendeve të BE. Kështu, sot në Rinas ka mbërritur një avion me 30 shqiptarë të deportuar nga Franca dhe Belgjika.
Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e pranishme në Rinas, gjatë një prononcimi për median, ka theksuar Policia e Shtetit edhe për vitin 2018, do të vijojë zbatimin e masave shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe koordimimit me Frontex dhe policitë homologe, është bërë e mundur që nga 1 janari deri në 10 prill 2018 të deportohen 4492 shtetas shqiptarë të parregullt, nga vendet e BE-së. Ndërkohë, që prej gushtit 2017, vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin e këtij fenomeni, dhe në këtë kuadër, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, nuk janë lejuar të kalojnë të gjithë ata shtetas që nuk përmbushnin kushtet për të udhëtuar në zonën Schengen.

Po në kuadër të masave parandaluese, gjatë kësaj periudhe janë proceduar 80 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara. Masat janë forcuar edhe në kufirin jeshil, ku si rezultat i patrullimeve janë kapur rreth 700 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Policia e Shtetit është e vendosur që të zbatojë me rigorozitet masat shtesë, deri në parandalimin e fenomenit të azilkërkimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here