“Raketat e zgjuara”, SHBA dhe Rusia paralajmërime ekstreme kundra njëra tjetrës

0
522

“Rusia duhet të bëhet gati për raketat e reja dhe të zgjuara që do të lëshohen mbi Siri.”

Me këto fjalë të ashpra, presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Moskën për kundërpërgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj sulmit të pretenduar kimik të fundjavës së shkuar, në qytetin sirian të Doumas.

Trump më tej i kërkoi Rusisë, aleate ushtarake e Sirisë, të mos bëhet partnere e Bashar al-Assadit, të cilin kreu amerikan i shtetit e përshkruan si një “kafshë që vret me gaz dhe që shijon masakrën ndaj popullit të tij”.

Russia vows to shoot down any and all missiles fired at Syria. Get ready Russia, because they will be coming, nice and new and “smart!” You shouldn’t be partners with a Gas Killing Animal who kills his people and enjoys it!

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës zyrtare. “Raketat e zgjuara duhet të fluturojnë drejt terroristëve, jo drejt qeverisë së ligjshme të Sirisë,” u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një reagim në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Më tej, ajo shtoi se me një përgjigje të tillë, Shtetet e Bashkuara do të vendosnin në rrezik inspektimin e ekspertëve të armëve kimike, të cilët do të nisin hetimin në Siri.

Zyrtarë të shumtë rusë kanë kërcënuar Uashingtonin se do t’i kundërpërgjigjen çdo sulmi amerikan që do të ndërmerrej ndaj Sirisë.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë vendosën t’i kundërpërgjigjeshin së bashku regjimit të Bashar al-Assad, që shihet si përgjegjës për sulmin e pretenduar kimik në qytetin e Doumas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here