Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika “Turisti” shqiptar kapet me gjysmë kg kokainë, ‘gënjeu’ policinë

“Turisti” shqiptar kapet me gjysmë kg kokainë, ‘gënjeu’ policinë

0
522

Një shtetas shqiptar, me iniciale K.D., u arrestua nga policia italiane me një sasi prej gjysmë kg kokainë.

‘Ansa’ shkruan se shqiptari u arrestua mes Val Venosta dhe Merano nga skuadra e policisë së Bolzanos në bashkëpunim me karabinierët në Silandro. Njeriu arriti në Itali muajin e kaluar me një vizë turistike dhe u pikas menjëherë nga policia.

Gjatë kontrollit, ai dha indikacione të pasakta në lidhje me praninë e tij në Itali dhe u zhvillua një kontroll më i plotë i cili çoi në zbulimin e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here