Thursday, March 30, 2023
Home Politikë Vasili: E ashtuquajtura Freedom House prodhon ‘Fake News’

Vasili: E ashtuquajtura Freedom House prodhon ‘Fake News’

0
412

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se shprehet i keq ardhur për mënyrën se si shpërdorohen paratë e taksapaguesve amerikanë për një “të ashtuquajtur Freedom House”, për të prodhuar sipas tij lajme të rreme. Deklaratat e Vasili u bënë gjatë një konference shtypi nga selia e LSI-së.

Vasili: Lidhur me një raport, që një organizatë joqeveritare, e ashtuquajtur Freedom House ka bërë, sigurisht ne jemi vërtet jo të keq ardhur, por të bezdisur nga mënyra se si shpërdorohen taksat e taksapaguesve amerikanë, vetëm e vetëm për të prodhuar FAKE NEËS, lajme të rrema, të sponsorizuara dhe të paguara, për një arsye shumë të thjesht. Kjo organizatë ka marrë përsipër përgjegjësinë shumë të rëndë për të dezinformuar opinionin publik shqiptar, po dhe atë amerikan, I cili ka ndjekur lajmet e prodhuara prej saj, lajme të prodhuara nga portale qartësisht pro ndaj qeverisë dhe dezinformues sistematik të qeverisë, duke u shprehur se zgjedhjet në Shqipëri qenë të lira, qenë të qeta dhe të pranuara nga opozita. Po deklaroj këtu, edhe si ish-kryetar i LSI-së në atë kohë, që zgjedhjet nuk janë pranuar asnjëherë, as si të rregullta, as si të ligjshme, por janë konsideruar dhe nga unë në deklarimin zyrtar të tyre të parë në 27 qershor, si zgjedhjet më të shëmtuara të mbajtura në pluralizmin shqiptar. Meqë kjo organizatë jo qeveritare së paku ka detyrimin që dokumentat zyrtar të gjykatësve të paanshëm të zgjedhjeve, që janë pikërisht institucionet ndërkombëtare dhe rasti konkret OSBE-ODIHR-I, përpara se të lexojë portalet e qeverisë, dhe përpara se autorët e saj si Blendi Kajsiu nën hijen e jeshillëkut të drogës në Kolumbi, të prodhojnë raporte të tilla të rreme, po I kujtoj atyre që nuk I lexuan, që sytë nuk e di se çfarë ja u mbuloi, gjethet e kokainës apo paratë që prishën zgjedhjet e 25 qershorit, por kjo ka pak rëndësi.

Dua t’ju citoj pak se çfarë tha OSBE/ODHIRi në raportin përfundimtar. OSBE-ODIHR tha, fushata u karakterizua nga akuza të blerje të votës, shqetësime me abuzime me resurse shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm, besimin e publikut. Së dyti thotë, shumë prej vëzhguesve të OSBE/ODHIRIT shprehin shqetësim që individ me precedent kriminal kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidat, qoftë si mbështetës. Veç kësaj BE në një studim të thelluar të zgjedhjeve ka konfirmuar që 20% e votave të konstatuara nga BE, janë shitur dhe janë blerë. Veç kësaj në mjaft përgjime të policive dhe të shërbimeve inteligjente të vendeve mike kanë konfirmuar që miliona euro të drogës janë përdorur në fushatën elektorale, siç del nga përgjimet e ish-Ministrit të brendshëm. Këto fakte skandaloze që nuk janë fakte të opozitës, por të institucioneve ndërkombëtare çuditërisht i kanë shtuar leximit të Freedom House dhe e kanë ngarkuar me një përgjegjësi jo të vogël në radhë të pare, para publikut amerikan po sigurisht e ka bërë qesharak dhe që raporti të mbajë erë kanabis, kokainë, apo gjithë drogërave të tjerë, që për fat të keq duhet të kishte erën e freskët të të vërtetave të mëdha dhe jo të Fake Neës të prodhuara nën efektin e këtyre drogave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here