Kryetari i Grupit Parlamentar te Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar ne “Forum” te TV1- CHANNEL, ka deklaruar se opozita e bashkuar është e vendosur ne kundërshtimin e saj ndaj Qeverise Rama, pasi kjo qeveri nuk i duhet kujë.
Vasili tha se ne këtë qeveri janë bere bashke hajdutëria dhe çmenduria, ndaj është e kote te shpresohet se ajo te punoje ne interes te shqiptareve:
Protestat e opozitës do te jene shume planshe, pasi kemi te bëjmë me një qeveri mediatike dhe te rrjeteve sociale, e jo qeveri te njerëzve, prandaj jemi te vendosur te ia shkurtojmë ditët, theksoi kryetari i grupit parlamentar te Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.